16:42 / 04.05.2022
Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit
RTK
Është hapur sot në Prishtinë Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Kosova 2022”, i cili po konsiderohet të jetë mundësi e mirë për promovimin e turizmit.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se turizmi mbetet sektori më prioritet për dikasterin që drejton, për të cilin sektor tha se sjell punësim, stabilitet dhe zhvillim ekonomik.
Ndërsa, kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti dhe ai i Shqipërisë Rrahman Kasa, thanë se panairi është mundësi e mirë për promovimin e turizmit./V.TH