Aktgjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt shpallet më 18 maj
Trupi gjykues në krye me Charles Smith II, Gjykatësi Christoph Barthe, Gjykatësi Guénaël Mettraux dhe Gjykatësi Fergal Gaynor, gjyqtari rezervë ka caktuar 18 majin 2022 si datë për shpalljen e aktgjykimit në rastin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, njoftojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.
Aktgjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt shpallet më 18 maj
Seanca ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të fillojë në orën 10:00.
“Sot, më 4 maj 2022, Trupi Gjykues II caktoi shpalljen e aktgjykimit në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt më 18 maj 2022 në orën 10:00, thuhet në njoftim.
Mbi Gucatin e Haradinajn rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. /V.Thaçi
























