Abazi: Angazhimi i Gjermanisë, është impuls i ri në dialog
BKT
Lajme

Abazi: Angazhimi i Gjermanisë, është impuls i ri në dialog

Shqipe Gashi/RTKlive

Takimi i kryeministri Albin Kurti me kancelarin Olaf Scholz në Berlin, është komentuar edhe nga deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi.

I ftuar në RTK 'PRIME', Abazi duke komentuar angazhimin e Gjermanisë tha se, është një impuls i ri në angazhimin e saj, rrjedhimisht edhe të Bashkimit Evropian në përgjithësi në Ballkan.

Sipas tij, pritja e Kurtit sot nga kancelari Sholz tregon vendosmërinë e koalicionit qeverisës në Gjermani për të bërë përpjekjet maksimale që problemi i Ballkanit të përfundoj sa më shpejtë që është e mundur brenda kornizave të integrimit evropian.

“E gjithë biseda ishte në frymën pozitive me kryeministrin Kurtin, sigurisht që këto tri aspekte për të cilat u fol: çështja e liberalizimit të vizave, përkrahja e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe sidomos pjesëmarrja në partneritetin për paqe janë tri çështje kryesore prioritare në diskursin tonë të integrimeve euroatlantike dhe natyrisht që kjo është një gjë e mirëseardhur”, tha Abazi në RTK 'PRIME'.

 


MË SHUME NGA Lajme