Real-City, s’ka gola në pjesën e parë
BKT
Sport

Real-City, s’ka gola në pjesën e parë

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Pa gola është mbyllur pjesa e parë e sfidës mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.

‘Los Blancos’ dhe ‘Qytetarët’ po luajnë në Madrid në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë e këtij dueli, ka prodhuar një super-ndeshje, me raste nga të dy skuadrat, sidomos nga ana e madrilenëve, megjithatë, rrjetat heshtën gjatë 45-minutëshit të parë.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e skuadrës së Pep Guardiolës, me rezultat 4-3.

Pas pak nis pjesa e dytë, ku edhe do të përcaktohet finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve.