Meta përshëndet përkushtimin e Scholz për të rifilluar Procesin e Berlinit
Sh.Gashi / Rtklive
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur përkushtimin e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, të shprehur sot edhe ndaj kryeministrit, Albin Kurti, për të rifilluar Procesin e Berlinit me një dinamikë të re.
Meta përmes një postimi në Facebook tha se mbështetja e kësaj nisme gjithëpërfshirëse është në interesin më të mirë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të rajonit për më shumë rezultate konkrete, më shumë mbështetje financiare dhe më shumë vlera evropiane.
Ai ka publikuar edhe një video nga konferenca e përbashkët për shtyp e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Në këtë video Kurti shprehet se, “ne mbështesim plotësisht Procesin e Berlinit dhe e mirëpritëm përkushtimin e Kancelarit për të rifilluar këtë proces me një dinamikë të re.
Po ashtu ne mbështesim Tregun e Përbashkët Rajonal i cili ndodhet brenda Procesit të Berlinit dhe rregullave të BE-së, është gjithëpërfshirës,i ka katër liritë prandaj edhe nuk i mbështesim iniciativa të tjera paralele”.























