Kurti: Agresioni rus, shton mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi
BKT
Foto: Albin Kurti/ Twitter
Lajme

Kurti: Agresioni rus, shton mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi

Jeton Musliu / RTKlive

Kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter, reagoi pas darkës joformale me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter, reagoi pas darkës joformale me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se agresioni i fundit rus në Ukrainë ka shtuar mosmarrëveshjet mes dy vendeve.

“Agresioni i fundit rus në Ukrainë shtoi mosmarrëveshjet tona. Por ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke. Raundi i sonte u zhvillua në Pallatin Borsig në Berlin gjatë një darke pune”, shkroi Kurti.

Kryeministri Kurti po qëndron në Berlin ku gjatë ditës ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock. Më pas, ka pasur edhe një darkë joformale.


MË SHUME NGA Lajme