11:23 / 05.05.2022
“Oqeani Margherita”, të martën në Teatrin Kombëtar
Kimete Kasumi/ RTKLive
Ambasada Italiane në Prishtinë, së bashku me Teatrin Kombëtar të Kosovës, të martën, më 10 maj 2022, me fillim nga ora 20:00, nxjerrin në skenë shfaqjen “Oqeani Margherita”, shkruar dhe interpretuar nga Gabriella Greison, shfaqje kjo dedikuar astrofizikanes italiane Margherita Hack (1922-2013).
Shfaqja është në gjuhen italiane, por e titruar në shqip.
Pllakati i shfaqjes është publikuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës në "Facebook".