12:09 / 05.05.2022
Teatri “Dodona” me program të ri për muajin Maj
Shkurta Rrahmani / RTKlive
Teatri Dodona njofton të gjithë adhuruesit e shfaqjeve se me lirimin e masave kundër COVID-19, do ti kthehet orarit të rregullt të shfaqjeve.
Shfaqjet për fëmijë do të jepen të shtunave, në dy termine, prej orës 12:00 dhe 13:00, ndërsa shfaqjet e skenës së mbrëmjes do të fillojnë prej orës 19:30!
Në njoftim thuhet se kapaciteti i ulëseve do të jetë i plotë.