Kërkohet më shumë përkrahje për panairet dhe turizmin
Afet BELA/ RTKlive.com
Sot është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2022, në Qendrën e Panaireve në fshatin Shkabaj në Prishtinë. Në këtë panair cili organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovës ndërmarrjet po promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre, si dhe kanë mundësinë në depërtimin e rritjes së pjesëmarrjes në tregjet e ndryshme.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se qeveria e re po punon me politikat e qarta industrial, në reformat strukturore në lehtesimin e të bërit biznes në Kosovë, në reformat juridike për të sjellë më shumë siguri për investime në Kosovë.
Ndërsa, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, tha se duhet vlerësuar lartë bashkëpunimi i Kosovës dhe Shqipërisë, dhe me vendet e rajonit dhe më gjerë.
Edhe Berat Rukiqi, kryetar i OEK-ut, tha ky është panair i rimëkëmbjes dhe si i tillë duhet të vlerësohet. është një proces i rimëkëmbjes dhe i rikthimit”, tha ai.
Kurse Ruzhdi Kurtishaj, kryetari i Kuvendit të Odës Ekonomike, i cili ka thënë se duhet të gjithë të kërkojnë më shumë nga ministrja Hajdari sa i përket përkrahjes së këtyre panaireve. “Ky panair i ka munguar Kosovës. Dua t’i inkurajoj të gjithë që janë prezent të kërkojmë një përkrahje më të fuqishme nga ministrja Rozeta Hajdari që në të ardhmen të organizohen panaire më të fuqishme qoftë në ekonomi, bujqësi, arsim e të tjera”, potencoi Kurtishaj. Sipas tij, ky panair do të ndikojë në rritjen e fondeve në buxhetin e Kosovës si dhe në parandalimin e ikjes së rinis nga vendi.























