14:14 / 05.05.2022
Zgjidhet kryetari i Gjykatës së Apelit
Valbona Thaçi/RTKLive.com
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur gjyqtarin Valon Totaj, kryetar të Gjykatës së Apelit.
Totaj në këtë pozitë u zgjodh pasi mori votat e gjashtë anëtarëve të Këshillit.
Mandati i gjyqtarit Totaj në pozitën e kryetarit të Apelit fillon nga 5 maji dhe zgjat 5 vjet.
Kryetari i sapozgjedhur i Apelit, Valon Totaj, që nga 20 shkurti i vitit 2018 ushtron funksionin e gjykatësit në Departamentin e Përgjithshëm, Divizionin Civil të Gjykatës së Apelit.























