Dështon zgjedhja e dy kandidatëve për gjyqtarë të Kushtetueses
Muharrem Miftari / RTKLive.com
Dështoi zgjedhja e dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, meqë asnjëri prej kandidatëve nuk mori votat e nevojshme. Në votim morën pjesë 97 deputetë.
Në votimin në raundin e dytë, kandidati Albert Avdiu mori 60 vota, Bardh Bokshi 52, ndërsa Etrur Maloku 39 vota, ndërsa në raundin e parë u eliminua kandidati Dukagjin Abdyli.
Pasi dështoi zgjedhja e anëtarëve në kushtetuese, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mbylli punimet e seancës plenare dhe tha se e njëjta seancë do të vazhdojë javën e ardhshme
Ora 17:50
Dështon raundi i parë votimit për anëtarë të Gjykatës Kushteuese
Raundi i parë i votimit për zgjedhjen e dy kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese ka dështuar në mungesë të votave të mjaftueshme.
Bëhet e ditur se kandidati për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari Dukagjin Abdyli bie nga përzgjedhja, ngase ka marrë më së paku vota.
Ndërkohë që kandidatët:Albert Avdiu, Bardh Bokshi, Etrur Maloku, vazhdojnë garën për anëtarë të Gjykatës Kushtetuse
Votmi në Kuvend po vijon...
Ora 15:52
Fillon votimi për dy kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese (Vijon)
Pas formimit të Komisionit Hetimor Parlamentare për Energjinë, Kuvendi formoi komisionin për procedimin e votimit të dy gjyqtarëve, kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Partitë parlamentare, me krijimin e rrethanave për vazhdim të seancës, dhanë propozimet e tyre për formimiin e komisionit që merret me çështjen e votimit për dy kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.























