Kështu duket tabela e Superligës pas javës së 33-të
BKT
Sport

Kështu duket tabela e Superligës pas javës së 33-të

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Me dy ndeshjet e sotme Ballkani-Malisheva (2-3) dhe Drenica-Llapi (1-0), kanë përfunduar ndeshjet e javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Renditja tabelore pas kësaj xhiro vjen me disa ndryshime. Ballkani tashmë është kampion i Kosovës, derisa e ‘nxehtë’ është duke u bërë gara për pozitat që çojnë në Evropë.

Gjilani, Drita dhe Llapi janë në garën që për në kupat e Evropës, derisa e zjarrtë është duke u bërë edhe gara për ekzistencë në elitën e futbollit tonë.

Prishtina, Dukagjini, Malisheva dhe Drenica janë duke bërë garë të ashpër për t’i ikur zonës së barazhit.