Presidentja Osmani përuroi shtatoren e Shën Terezës në Panama
Fadil Sertolli / RTKlive.com
Të enjten në Panama, Presidentja Osmani ka përuruar shtatoren e Shën Terezës, të punuar nga skulptori kosovar Bashkim Beqiri, në një ceremoni të organizuar bashkë me Ministren e Jashtme të Panamasë, Erika Mouynes dhe me Kryepeshkopin e Panamasë, José Domingo Ulloa.
Përmes një njoftimi për media nga zyra e presidencës bëhet e ditur se Presidentja Osmani theksoi se ndihet e lumtur që Panamaja po e monumentalizon kujtesën për Shën Terezën.
“Kjo është edhe një mirënjohje për punën e saj, për vlerat e saj e për madhështinë e personalitetit të saj”, ka thënë Osmani.
Ndër të tjera, sipas këtij njoftimi, Presidentja Osmani u shpreh se si bashkëkombës të saj jemi shumë krenarë me shëmbëlltyrën e Shën Terezës.
“Po kështu, shtoi ajo, i jemi mirënjohës popullit panamez për respektin e treguar me të gjitha nderet që mund t'i ofrohen një të shenjte”, përfundon njoftimi nga presidenca.

























