Ylli i Monacos objektiv i klubit të madh anglez
BKT
Sport

Ylli i Monacos objektiv i klubit të madh anglez

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Liverpool do të ndeshet me Real Madridin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Por, ‘The Reds’ nuk janë duke menduar vetëm për finalen e ‘Championsit’, por edhe për përforcimet e mundshme të kësaj verë.

Sipas medieve britanike, Liverpool është i interesuar për mesfushorin e Monacos, Aurelien Tchouameni.

22 vjeçari është një nga lojtarët kryesor tek skuadra franceze. Drejtuesit e klubit nga ‘Anfield’ thuhet se tashmë kanë folur me Tchouamenin, të cilin synojnë ta bindin për tu transferuar në ishull.

Menaxheri i skuadrës angleze, Jurgen Klopp mësohet se e admiron francezin të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Klubi francez kërkon 50 milionë funte për francezin, i cili po monitorohet edhe nga gjiganti spanjoll, Real Madrid.