21:58 / 05.05.2022
Mbappe shuplak Realit, rinovon kontratën me PSG-në
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Ylli francez Kylian Mbappe raportohet se do të firmos kontratën e re me PSG-n.
Mediat franceze të enjten shkruajnë se Mbappe ka rënë dakord për të rinovuar kontratën e re me kampionët e Francës.
Sulmuesi francez prej kohësh është i lidhur me transferimin tek Real Madridi, por siç raportohet, lojtari duket se do të qëndrojë edhe më tutje në Paris. PSG dhe Mbappe thuhet se do të firmosin kontratën e re dyvjeçare.
Mediumi i madh francez, ‘Le Parisien’ raporton se Mbappe dhe PSG ka rënë dakord “në parim” për një zgjatje dy-vjeçare të kontratës.























