Opozita kritikon Kurtin (Video)
BKT
Foto: RTK
Lajme

Opozita kritikon Kurtin (Video)

Valmira Saraçi /RTK

Transparencë për procesin e dialogut kanë kërkuar partitë në opozitë, PDK, LDK e AAK. Ata thonë se kryeministri Kurti do të duhej të raportonte para Kuvendit për këtë takim siç e përcakton edhe rezoluta e Kuvendit. Opozitarët thanë se Kurti shkeli parimet kur darkoi me Vuçiqin.

Darka jo formale e kryeministrit, Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq ka nxitur reagime në Kosovë.

E për këtë takim të së mërkurës mbrëma tri partitë në opozitë kanë kërkuar raportim të kryeministrit në Kuvend.

 “Mbas çdo takimi në bazë të një rezolute në Kuvendin e Kosovës, kryeministri do të duhej me vet iniciativë të raportojë në Kuvendin e Kosovës për qoftë takim, qoftë darkë, për çfarëdo komunikimi me presidentin e Serbisë”, tha shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së , Abelard Tahiri.

“Nuk jam se nuk duhet pasur takim mes krerëve të shtetit, por nuk po e njohim Albin Kurtin, cili Albin është tash. Nëse ai në të kaluarën i ka përqeshë kryeministrat siç ka qenë Isa Mustafa, Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj, kush është ai sot. Në të kaluarën i ka quajtur tradhtarë pse janë takuar me Vuçiqin”, tha deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

“Ka qenë premtim që nuk do të ulet e takohet me Vuçiqin pa kërkim falje të Serbisë për krimet e pa u gjetur të zhdukurit”, tha deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Ky takim ishte i treti mes Kurtit e Vuçiqit derisa ndodhi pas 10 muajsh nga takimi i fundit në korrikun e vitit të kaluar.


MË SHUME NGA Lajme