23:25 / 05.05.2022
Abraham pas fitores ndaj Leicesterit: Është një ëndërr e bërë realitet
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Tammy Abraham është hero i fitores së Romës në duel me Leicester Cityn.
Sulmuesi anglez me golin e tij e dërgoi skuadrën romake në finalen e Conference League, ku do të ndeshjet me Feyenordin, finale kjo që do të luhet në Tiranë.
Abraham pas ndeshjes është shprehur shumë i lumtur që Roma do të luajë në finalen e kësaj ligë joshëse. Ai thotë se ky sukses ishte një ëndërr e skuadrës së tij.
“Nuk kam fjalë për këtë fitore. Dua të falënderojë tifozët. Është një ëndërr që u bë realitet. Kur unë erdha këtu doja të fitoja diçka. Roma kishte kohë që nuk ishte në një finale dhe e meritonte këtë. Është shumë e rëndësishme për të gjithë ne”.























