Braktisja e trashëgimisë kulturore të Kosovës
Foto: RTK
Kulturë

Braktisja e trashëgimisë kulturore të Kosovës

Arta Avdiu / RTK

Shumë hapësira jo pak të rëndësishme për nga struktura arkitekturale, tipologjia e ndërtimit dhe rëndësia historike e kulturore ndodhen në fshatra dhe qytete të ndryshme të Kosovës. Por, në shumë prej tyre mungojnë investimet, të cilat, po të ndodhnin, këto objekte do të jetësoheshin dhe të riaktualizoheshin për aktivitete të ndryshme shoqërore.

Dokumentari “Braktisja e trashëgimisë kulturore” ka trajtuar çështjen e riaktualizimit të këtyre hapësirave të braktisura.

Disa prej këtyre objekteve në këtë dokumentar janë në listë të trashëgimisë kulturore të përkohshme, disa në listë të përhershme dhe janë në gjendje jo të mirë.

Madje disa prej tyre rrezikojnë të rrënohen, vlerësojnë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ata institucionalë. Këta të fundit flasin për gjendjen se si e kanë gjetur hapësirën e trashëgimisë kulturore dhe për hapat që do t’i ndërmarrin për t’i shpëtuar objektet që janë buzë rrënimit.

Për më shumë rreth kësaj teme, ndiqeni dokumentarin: