Pupovci: 300 asistentë në shkolla për fëmijët me nevoja të veçanta
Valbona Thaçi/ RTKlive.com
Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, paralajmëroi sot punësimin edhe të 300 asistentëve nëpër shkolla, për fëmijët me nevoja të veçanta.
Në një konferencë për media, ai foli edhe për disa prej planeve të ministrisë për vitin 2023.
“Administrimi dhe vlerësimi të teksteve shkollore të jete proces transparent dhe profesional dhe kjo do të realizohet ne mënyrë që vlerësimi i teksteve shkollore me hyrjen ne fuqi të këtij ligji do të behet nga recensent të certifikuar “, tha Pupovci.
Pupovci shtoi se Projektligji do të mundësojë që dorëshkrimet për tekste shkollore ti paraqesin vet autorët, pavarësisht nga shtëpitë botuese dhe parashihet rishikim i vazhdueshëm i teksteve shkollore, proces i cili do të ndikoj në eliminimin e gabimeve që gjinden nëpër tekste shkollore.
Ai tha se është lansuar edhe korniza për përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollën e mesme të lartë, që ka për qëllim rritjen e përfshirjes së nxënësve me nevoja të veçanta në nivelin e shkollimit të mesëm të lartë, ku situata ka çaluar në raport me arsimin e obligueshëm.
Për politikat e reja të cilat përfshihen në grandin specifik të arsimit për vitin 2023 që tani më është ndarë buxheti, bëri të ditur ai.
Pupovci tregoi se në vitin 2023, parashihet që të angazhohen edhe 300 asistent të tjerë të fëmijëve me nevoja të veçanta
“Përveç digjitalizimit të sistemit, po ashtu parashihet që vitin tjetër të kemi edhe tridhjetë specialist të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit nëpër komuna të cilët do të përkujdesën për digjitalizimin e duke përfshirë edhe mirëmbajtjen e kompjuterëve dhe të pajisjeve neper shkolla, si dhe do të angazhohen edhe 59 këshilltarë për orientim në karrierë në nivelin e shkollave të mesme të ulëta, të cilët do t’u ndihmojnë nxënësve të përcaktohen për profesionin e tyre me rastin e përfundimit të shkollimit të obligueshëm”, tha Pupovci.
Këtë vit kemi një zvogëlim mjaft të madh të nxënësve në sektorin publik, ku rreth 12 mijë nxënës, që ka ndodhë pre shkak të çështjeve demografike zvogëlimit të natalitetit, pastaj edhe shpërnguljeve dhe kalimit të një numri të tyre ne shkollat e sektorit privat gjë që ka shkaktuar një tepricë të rreth dy mijë mësimdhënësve më sistemin e arsimit ku për ta janë siguruar pagat edhe për vitin 2023.
“Ne bashkëpunim me komunat do të bëjmë përpjekje që kjo tepricë e mësimdhënësve të shfrytëzohet për një organizim më të mirë brenda shkollave”, tha ai.
Sipas tij Testi pisa ka filluar dje dhe do të vazhdoje deri me datën 20 maj ku janë caktuar qendrat e testimit dhe do të marrin pjesë gjithsej 238 shkolla me 7mijë nxënës të lindur gjatë vitit 2006.
“Nxënësit do të testohen në fushën e Leximit, matematikës dhe shkencave, ku lënda e matematikes është fikusi i testit PISA për këtë vit. Përveç testit nxënësit e plotësojnë edhe pyetësorin i cili merr informata për kushtet e punës, perceptimet e tyre cilësinë e mësimdhënies ne mënyrë që rezultatet të mund të krahasohen me rezultatin që e kanë në test, po ashtu këta pyetësor i plotësojnë edhe mësimdhënësit edhe drejtorët e shkollave për këtë arsye mendojmë se rezultatet do të jenë shumë me të pasura se sa herëve të kaluara dhe do të mund të nxjerrim përfundime më relevante”, tha ai.
Sipas tij qëllimi i ministrisë është që përmes administrimit të mirë të nxjerrim rezultate të besueshëm dhe te saktë dhe ta dimë se si e kemi gjendjen në sistemin e arsimit.
“Jemi duke i bërë përgatitjet edhe për testin e arritshmërisë dhe te maturës shtetërore. Testi i arritshmërisë kësaj here do të mbahet në dy ditë, me datë katër qershor do të jeta dita e parë, ku nxënësit do t’i nënshtrohen testit nga gjuha shqipe, gjuha angleze, historia dhe gjeografia, ndërsa dita e dytë do të jetë me 14 qershore ku testimi do të bëhet në lëndët matematikë, fizikë, informatikë dhe biologji. Testi i maturës shtetërore planifikohet të mbahet më 18 qershor ku numri i maturantëve është rreth 24 mijë ku mund të ketë edhe nxënës që vinë prej viteve të kaluara. Në testin shtetërore nxënësit do të testohen në tri lëndë të përgjithshme si në matematikë, gjuhë amtare dhe gjuhe angleze, do të ketë edhe një lëndë zgjedhore”, tha ai.























