Video- Okarina punohet edhe sot në Runik
Foto: RTK
Kulturë

Video- Okarina punohet edhe sot në Runik

Dafina Smajli

Okarina është gjetur në lagjen Dardania të fshatit Runik të komunës së Skenderajt gjatë gjurmimeve arkeologjike në vitet 1966-1968.

Konsiderohet se okarina është përdorur para mijëra viteve, gjatë këndimit dhe vallëzimit. Muzikologët thonë se ky instrument është quajtur edhe zë hyjnor dhe i ka argëtuar fëmijët si një lloj bilbili.

Okarina origjinale aktualisht është në Beograd, por nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Shotë Galica” në Runik gjatë orës së Artit Figurativ e punojnë këtë instrument. Në një reportazh të realizuar nga RTK-ja shihen nxënësit duke e punuar atë me materialin e argjilës.

Për më tepër hollësi, shikojeni videon më poshtë: