Me 12 maj, një orë grevë në arsim
BKT
Lajme

Me 12 maj, një orë grevë në arsim

Sindikata e Arsimit i ka dërguar shkresë zyrtare ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci duke e njoftuar për grevën paralajmëruese njëorëshe të 12 majit, por edhe për veprimet e tjera shumë më radikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit nëse ekzekutivi vazhdon të hesht ndaj kërkesave legjitime të tyre.

SBASHK-u thotë se Qeveria, edhe pas premtimeve se do të ketë dialog përmbajtjesor, nuk bëri as edhe një hap konkret, prandaj ka vendosur të mbajë grevë paralajmëruese në të gjithë sektorin e arsimit, që nga çerdhet e deri edhe në universitete, duke mos përjashtuar edhe veprime më radikale pas kësaj date.

SBASHK apelon te të gjithë anëtarësia që të bëjnë përgatitjet e duhura për pjesëmarrje masive në protestën e 20 majit bashkë me sindikalistët nga sindikatat e tjera anëtare të BSPK-së duke uruar që Qeveria të ofrojë zgjidhje të pranueshme për kërkesat e tyre që i quajnë legjitime e për të mos pasur nevojë që të fillohet me grevën e përgjithshme në tërë sektorin arsimor.


MË SHUME NGA Lajme