Genoa shokon Juven
BKT
Sport

Genoa shokon Juven

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Genoa e ka mposhtur Juventusin, me rezultat 2-1, sonte në kuadër të javës së 36-të në Serie A.

Torinezët ishin afër të arkëtonin pikët e plota nga kjo ndeshje, mirëpo, nikoqirët në finish të ndeshjes përmbysen skuadrën e Massimiliano Allegrit.

Dybala zhbllokojë ndeshjen në minutën e 48-të duke kaluar Juvën në epërsi prej 0-1.

Mirëpo, në finish të ndeshjes, Genoa realizoi dy gola të shpejta përmes Gumudson në minutën e 87-të dhe Ciricito (90+5’), duke marrë tri pikë të mëdha në garën për mbijetesë në Serie A.

Pas kësaj fitore, Genoa është në vendin e 18-të me 28 pikë, kurse, Juventusi mbetet në pozitën e katërt me 69 pikë.