12:53 / 07.05.2022
Eurodeputeti austriak ia rikujton Vuçiqit, njohjen e pavarësisë së Kosovës
Jeton Musliu / RTKlive
Hapi i parë drejt BE-së për Serbinë, duhet të jetë njohja e Republikës së Kosovës dhe atë pa vonesë.
Kështu deklaroi eurodeputeti austriak, Lucas Mandl, duke iu drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Asnjëherë nuk e dija se do të kishte një alternativë për evropianët (në këtë rast në Serbi) në rrugën drejt BE-së”, deklaroi Mandl.
“Por mirë nëse Vuçiq e mban mend tani. Hapi i parë pas kësaj ‘përvoje të Damaskut’, duhet të jetë njohja e shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, dhe atë pa vonesa të mëtejshme”.
Austria mbetet një nga përkrahëset më të mëdha të Kosovës.























