Ndryshimet klimatike po ndikojnë shumë në ngrohje globale
BKT
Lajme

Ndryshimet klimatike po ndikojnë shumë në ngrohje globale

Valbona thaçi/RTKLive

Është mbajtur Konferenca Ndërkombëtare Arabo-Evropiane në Kosovë me temën, “Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës”.

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, tha se ndikimet e ndryshimeve klimatike janë kërcënime mjedisore të shëndetit publik në Kosovë andaj temat që do të trajtohen do të japin edhe konkluzione të
rëndësishme për politika të vendit.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës, është e përkushtuar që në fushën e mjedisit të vendos mekanizma të qartë.

E presidenti i Unionit Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis, Nader Jaafar, ka deklaruar se ndryshimet klimatike po ndikojnë shumë në ngrohje globale dhe këtë sipas tij, e dëshmojnë ndryshimet atmosferike në Amerikë e shumë vende.


MË SHUME NGA Lajme