Haradinaj me Federatën Vatra në SHBA, flasin për zhvillimet në Kosovë
BKT
Foto, Facebook-Ramush Haradina
Lajme

Haradinaj me Federatën Vatra në SHBA, flasin për zhvillimet në Kosovë

F.Sertolli / RTKlive.com

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një njoftimi në Facebook thotë tw ketë vizituar të shyunën Federatën Pan-Shqiptare në Shtetet e Bashkuara, Vatra.

Sipas njoftimit Haradinaj ka biseduar së afërmi për zhvillimet e përgjithshme politike në Kosovë dhe rajon, si dhe siç tregon ai, për rolin e rëndësishëm që ka diaspora, veçanërisht lobi shqiptaro-amerikan.

“Ritheksova nevojën e përkrahjes së tyre për Kosovën e sigurt, pjesë të NATO-s, si dhe për ndihmën e nevojshme për zhvillim në shumë fusha, veçanërisht në ekonomi. Ishte fat historik për shqiptarët, që edhe pse bijtë e tyre kaluan Atlantikun, asnjëherë nuk u shkëputën nga trungu, asnjëherë nuk e harruan Atdheun”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Ai ka shkruar se Amerika nuk është vetëm aleati ynë kryesor strategjik dhe se ajo është atdhe për mijëra e mijëra shqiptarë, që në rrethana të ndryshme u larguan nga vendi, e tanimë kanë jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara.


MË SHUME NGA Lajme