Kadrijaj: Anulimi i konkursit në KEK meritë e mediave dhe opozitës
BKT
Lajme

Kadrijaj: Anulimi i konkursit në KEK meritë e mediave dhe opozitës

F.Sertolli / RTKlive.com

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka mirëpritur anulimin e konkursit në KEK, i cili së fundi ishte përfolur se ishte zhvilluar me shumë parregullsi dhe ndikim të drejtpërdrejt nga partia në pushtet.

Përmes një njoftimi nga AAK-ja thuhet se Kadrijaj, meritat për anulimin e këtij konkursi ia ka dhënë mediave dhe opozitës.

Njëherësh, deputetja e AAK tha se meritë të veçantë ka opinioni kritikues i djalit të dëshmorit, të cilit iu mohua e drejta për t'u punësuar.

“Opozita duhet të jetë aleat me mediat kritikuese dhe mbikëqyrëse e transparencës së Qeverisë", tha Kadrijaj, thuhet në njoftimin e AAK-së.


MË SHUME NGA Lajme