Çerdhja e fshatit Greme edhe pas 5 vitesh, jashtë funksionit
BKT
Lajme

Çerdhja e fshatit Greme edhe pas 5 vitesh, jashtë funksionit

Ahmet Maholli- RTK

Edhe pas pesë vjetësh, Komuna e Ferizajt ende nuk e ka funksionalizuar çerdhen e fshatit Greme. Kjo për banorët dhe opozitën është e papranueshme sepse duke qene e mbyllur, ata po detyrohen që fëmijët t`i dërgojnë në çerdhet private në qytet.

Nga ana tjetër, zyrtarët e Komunës thonë se ka sinjale pozitive nga niveli qendror se do të ndihmojnë në shtimin e numrit të edukatoreve në këtë komunë dhe ta funksionalizojnë.

Kjo është çerdhe që është ndërtuar në fshatin Greme të Ferizajt i cila ka 10 mijë banorë nuk është funksionalizuar asnjëherë që nga vitit 2017?, për më tepër, ky objekt i është nënshtruar demolimit nga persona të Çerdhja publike është renovuar tashmë, dhe banorët kërkojnë që të funksionalizohet sa më shpejt sepse, kjo po u kushton banorëve të fshatit Greme të cilët, fëmijët i dërgojnë në çerdhet e Ferizajt.

Për mosfunksionalizimin e çerdhes, kanë reaguar edhe partitë opozitare të kësaj komune, duke thënë se nuk ka pasur gatishmëri dhe vullnet politik që të shtyhet përpara ky proces në mënyrë që të fillojë punën ky institucion edukativ.

Sipas tyre ka qenë edhe kërkesë nga gratë që të ketë sa më shumë çerdhe në Ferizaj, ndaj është e pakuptimtë që një e tillë të mos jetë në funksion.

“Është në dëm shumë të madh për ata banorë por edhe për të gjithë sepse po detyrohen t’iI dërgojnë në Ferizaj në çerdhe private, për shkak mungesës së çerdhes publike në greme”, thotë Shqipe Jashari nga L VV në Ferizaj.

 Ndërsa, Sibel Halimi nga LDKja thotë se është shumë e nevojshme që çerdhja në Greme të funskionalizohet sepse konsiderohet si një prej faktorëve kyç pse gratë që nuk përfshihen në tregun e punës, është se ka mungesë të madhe të çerdheve.

“Kjo tregon interesimin e dobët të qeverisjes lokale”, thotë HhHalimi nga LDK-ja.

Por, zyrtarët e komunës thonë se arsyeja se përse nuk është hapur ende kjo çerdhe, është pamundësia e futjes në listat e pagave të edukatoreve për të punuar në çerdhe, porse premtojnë se do të lëvizje në këtë drejtim, pasi që Ministria Arsimit planifikon që në Ferizaj të ndërtojë edhe disa çerdhe tjera dhe funskionalizimin e saj sivjet.

Selim Marveci, zëdhënës i komunës së Ferizajt thotë se sipas sinjaleve që i kenë  nga Ministria e Arsimit është edhe shtimi i numrit të punëtorëve.

“Në momentin që aprovohet kërkesa dhe shtimi I numrit të tyre, ne jemi të gatshëm ta funksionalizojmë këtë çerdhe, sepse problematika është numri i kufizuar i punëtorëve. Ne kemi planifikuar ndërtimin edhe të disa çerdheve sepse Ferizaj ka numër shumë të madh ta banorëve mbi 100 mijë banorë, dhe po shpresoj shumë se qeveria të na dalë në ndihmë përmes lejimi të shtimit të stafit”, shprehet Selim Marveci.

Përderisa zyrtarët thonë se janë të vendosur që sivjet të fillojë punën kjo çerdhe, banorët e Gremes dhe opozita, kanë kërkuar që të ketë vullnet politik dhe t’i realizojnë projektet e rëndësishme e jo të stërzgjaten për vite të tëra, banorët po detyrohen që fëmijët t’i dërgojnë në çerdhet private në qytet.


MË SHUME NGA Lajme