Superliga rikthehet sot, ‘nxehtë’ në Malishevë, live në Radio Kosova
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot pasdite me ndeshjet e javës së 34-të.
Derisa gara për titull dhe pozitat që çojnë në Evropë, tashmë është e mbyllur, e ashpër po bëhet gara për mbijetesë në elitën e futbollit tonë.
Prishtina, Drenica, Malisheva dhe Dukagjini po ‘luftojnë’ më të gjitha forcat që t’i ikin zonës barazhit.
Sfida kryesore e kësaj xhiro, do të luhet mes Malishevës dhe Drenicës. Skuadra e cila humbet këtë duel, me gjasë do të luajë në barazh.
Interesant parashikohet të jetë edhe përballja mes Dritës dhe Dukagjinit, këta të fundit kërkojnë pikët maksimale në mënyrë që të bëjë edhe një hap në garën për t’i ikur barazhit.
Ndërsa Prishtina pritet të marrë pikët e plota në duel me Ulpianën, kjo e fundit bashkë me Feronikelin tashmë janë në një rang më të ulët garash.
Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro transmetohen live në Radio Kosova.
Superliga / Java e 34-të
Llapi-Gjilani
Drita-Dukagjini
Ulpiana-Prishtina
Malisheva-Drenica
Feronikeli-Ballkani
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.























