14:57 / 08.05.2022
Haradinaj: Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme
F.S / RTKlive.com
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në kuadër të vizitës së tij në SHBA, ka bërë të ditur se ka takuar kongresmenin Ritchie Torres, ambasadorin shqiptar në OKB z. Ferit Hoxha, z. Harry Bajraktari.
“Nder i veçantë mbrëmë, darka në shtëpinë e familjes atdhetare Gecaj, me mikun e madh të shqiptarëve kongresmenin Ritchie Torres, ambasadorin shqiptar në OKB z. Ferit Hoxha, z. Harry Bajraktari dhe shumë miq të tjerë të çmuar”, ka shktuar Haradinaj në Facebook.
“Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme. Faleminderit për mikpritjen Rrustem Gecaj”, shkruan Haradinaj.























