Gjilani fiton derbin, s’gabon Prishtina, paqe në Malishevë dhe Anamoravë
BKT
Sport

Gjilani fiton derbin, s’gabon Prishtina, paqe në Malishevë dhe Anamoravë

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e javës së 34-të në Superligën e Kosovës.

Gjilani në ‘Zahir Pajaziti’ mundi Llapin, me rezultat 2-4. Në këtë duel shkëlqeu Blerim Krasniqi me tre gola (‘3,’82,’88), kurse për vendasit shënoi Neto (’78,’89).

Ndërkohë, Prishtina mundi lehtë në udhëtim Ulpianën, me rezultat 0-3. Abazi, Krasniqi dhe Sulley shënuan për kryeqytetasit.

Fitore në këtë xhiro, ka shënuar edhe kampioni i ri i Kosovës, Ballkani që në transfertë mundi Feronikelin, me rezultat 2-0.

Sfida kryesor e kësaj xhiro, mes Malishevës dhe Drenicës, është mbyllur pa gola, sfidë kjo e rëndësishme në garën për t’i ikur barazhit.

Pa gola është mbyllur edhe dueli mes Dritës dhe Dukagjinit. Klinasit morën një pikë të madhe në garën për ekzistencë në elitën e futbollit tonë.