Policia sulmohet nga i dyshuari (Video)
BKT
Lajme

Policia sulmohet nga i dyshuari (Video)

Fatos Cervadiku/RTK

Mbrëmë është raportuar se në lagjen `Kodra e Trimave`, ka pasur të shtëna, ndërkaq sot policia menjëherë është vënë në ndjekje të dyshuarve, e gjatë bastisjes ka hasur në rezistencë nga një i dyshuar, me ç`rast sipas policisë, oficeri policor ka reaguar duke e plagosur të dyshuarin.

Policia e Kosovës kishte urdhëresë nga Gjykata për të kryer bastisje në lagjen "Kodra e Trimave' të Prishtinës.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, ata kanë hasur në personin e dyshuar, i cili ua ka drejtuar armën  zyrtarëve policorë, të cilët në vetëmbrojtje kanë plagosur personin e dyshuar.

Sipas komunikatës së Policisë, personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor.

Tutje në komunikatë thuhet se njësitet policore ne vendin e ngjarjes kanë hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar.

Nga Klinika emergjente, thonë se pas reanimimit kirurgjik i plagosuri është futë në sallën operative.

“Rreth orës nëntë e tridhjetë të mëngjesit, kemi pranuar një pacientë të gjinisë mashkullore, i plagosur me armë zjarri në regjioni torakal majtas dalja në regjionin lumval majtas. Pas reanimimit kirurgjik, që ka shkuar me kristaloide dhe gjak. Kemi fituar tensionin dhe kemi futë në sallën operative që është duke u punuar ende nga kirurgët”, thotë Dafina Basholli, Specialiste e mjekësisë emergjente.

Sipas mjekëve, gjendja e pacientit është stabile, ndërkaq policia po vazhdon hetimet e mëtutjeshme.
 


MË SHUME NGA Lajme