Inhalimi nga bletët (Video)
BKT
Lajme

Inhalimi nga bletët (Video)

Valjeta Shala/RTK

Për herë të parë në Kosovë, në fshatin Gllamnik të Podujevës, është hapur “Qendra Inhalatore nga bletët”. Kjo metodë krejtësisht natyrale është pa pagesë dhe sjell dobi për probleme të ndryshme shëndetësore.

Frymëmarrja nga zgjoi i bletës aplikohet në bletarinë e Hilmi Sylës në fshatin Gllamnik të Podujevës, i cili tash e 12 vjet merret me këtë kulturë.

E brenda shtëpizës ka zgjojet e bletëve dhe aparatet për inhalim drejtpërdrejt nga kosherja.

“Është një metode e re e Inhalimit nga shoqëria e bletës. Qe 4-5 vite është aplikuar në Slloveni e tani me të madhe aplikohet në shtetet perëndimore. Me lindi ideja të bëj një Qendër Inhalatore edhe në Kosovë”,thotë Syla.

Kjo metodë e cila aplikohet për herë të parë në Kosovë thotë se sjell dobi të ndryshme në mënyrë krejtësisht natyrale madje edhe për personat që kanë telashe me post-Covid.

“Ka përfitime te jashtëzakonshme kryesisht për organet e frymëmarrjes, mushkëritë, asme, lukth, migrene, stres, përmirëson imunitetin, tensionin e gjakut stabilizon. Është natyrale, ja vlen me
investua në këtë lëmi sepse me së shumti ju ndihmon personave post-COVID ",thotë Hilmi Syla- kryetar i Shoqatës së Bletarëve ''E Bukura Mbretëreshë'' Podujevë.

Inhalimi nga bletët mund të aplikohet në të gjitha moshat dhe është pa pagesë. Ai shpreson që kjo metodë të gjejë zbatim edhe në bletarë të tjerë dhe të ofrohet edhe mbështetje për ta në aplikim të kësaj metode.


MË SHUME NGA Lajme