00:03 / 09.05.2022
Kosova sot feston 9 majin- Ditën e Evropës
Dita Evropës mbahet çdo vit më datën 9 maj, datë e cila përkon me Deklaratën e Schumanit, hera parë që u propozua për krijimin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, paraardhësi i Bashkimit Evropian. Dita Evropës ka qëllim të “celebrojë paqen, solidaritetin dhe unitetin në Evropë”, sipas institucioneve të BE. Por është gjithashtu një mundësi për qytetarët evropianë që të mësojnë më shumë mbi atë çka bën BE dhe për të debatuar çështjet që i japin formë së ardhmes.























