Dita e Evropës, mbyllë sot dy rrugë në Prishtinë
BKT
Foto: Komuna e Prishtines
Lajme

Dita e Evropës, mbyllë sot dy rrugë në Prishtinë

Jeton Musliu / RTKlive

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot më datën 9 maj, prej orës 09:00 deri në orën 17:00, dy rrugë në qendër të kryeqytetit, do të jenë të mbyllura.

Rruga “George Bush”, duke vazhduar në drejtim të rrugës “Garibaldi”, deri të semaforët pranë Bankës Qendrorë të Kosovës, do të jenë të mbyllura.

Më saktësisht,të mbyllura do të jenë rruga nga udhëkryqi te Katedralja në drejtim të Hotelit Grand dhe nga aty deri në udhëkryqin tek Banka Qëndrore e Kosovës.

Kjo mbyllje e rrugëve në qendër të Prishtinës, ndodhë për shkak të aktiviteteve të  parapara që do të mbahen me rastin e “Ditës së Evropës”.

“Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, do të jetë aktiviteti i cili ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Andaj komuna ka ftuar qytetarët t ‘i bashkohen kësaj iniciative dhe të dalin, me biçikleta, trotinetet apo edhe në këmbë.

 


MË SHUME NGA Lajme