11:16 / 09.05.2022
Konjufca: Konushevci e Malaj ia dhanë të mbarën UÇK-së
Venera Xhoxhaj/ RTK
Me rastin e 24-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, gjeneral-major Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, në nderim të jetës dhe veprës së tyre, familjarë krerë institucionesh, bashkëluftëtarë e qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në lagjen “Velania” në Prishtinë.
Vepra dhe sakrifica e tyre është vlerësuar lartë nga të pranishmit, raporton RTKlive. Kreu i Kuvendit Glauk Konjufca tha se Ilir Konushevci e Hazir Malaj ia dhanë të mbarën edhe UÇK-së. I pranishëm ishte edhe Ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj.
























