‘Chopin Piano FEST Prishtina’ sjellë pianistë nga shumë shtete
Kulturë

‘Chopin Piano FEST Prishtina’ sjellë pianistë nga shumë shtete

Shqipe Gashi/RTKlive

Sot do të fillojë festivali “Chopin Piano FEST Prishtina” edicioni i12, në të cilën do të përformojnë artistë vendor e të huaj. Hapja e Edicionit të 12-të të festivalit bëhet me një nga pianistët më të kërkuar të sallave prestigjioze koncertale, Martin Garcia Garcia nga Spanja.

Drejtoresha e Festivalit Besa Luzha tregoi për përmbajtjen e këtij festivali ajo nder tjera tregoi për historikun e festivalit dhe sukseset që e ka pasur deri tani.

“Kur e kemi filluar ka qenë 200 vjetori i Chopin  në vitin 2010 dhe në njëfarë mënyre kemi dashur të bëjmë diçka për këtë datë të rëndësishme për muzikën klasike sepse në gjithë botën mbahen aktivitete të tilla në shenjë të kësaj date dhe nuk e kemi besuar që ky festival do të pritej aq mirë sa që të vazhdoj deri këtu ku jemi sot pra në edicionin e 12”, tha Luzha sot në një intervistë për RTK

Kurse Alberta Troni profesoreshë e muzikës klasike, tha se për këto vite ky festival ka pasur sfida të ndryshme.

“Sivjet gëzojmë edicionin e 12 të këtij festivali me shumë sfida dhe peripeci por kemi arritur që të krijojmë një festival shumë elitar në Kosovë i cili ka vendosur themelet e ti dhe identifikon muzikën artistike kosovare dhe ka dhënë  identitetin dhe ngjyrën e ti që e adhurojnë mjaft shumë publiku kosovar.

Ndryshe Chopin Piano FEST “Prishtina” është themeluar në vitin 2010 me rastin e përvjetorit të 200 të të Chopin, nga Asociacioni Kosovar Chopin si anëtari më i ri i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Chopin , pjesë e UNESCO-s.

Për më shumë ndiqeni videon:

 


MË SHUME NGA Kulturë