Gërvalla viziton Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit në Jerusalem
BKT
Foto: MPJD
Lajme

Gërvalla viziton Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit në Jerusalem

Emine Hoti / RTKlive

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, vizitoi sot qendrën përkujtimore “Yad Vashem” në Jerusalem, ku u njoh nga afër me historinë tronditëse të Holokaustit.

MPJD-ja, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se gjatë ceremonisë zyrtare ministrja Gërvalla ndezi flakën e përhershme dhe vendosi një kurorë me lule në emër të Kosovës.

Më pas, ministrja Gërvalla vizitoi pavionin e ndërtuar në kujtim të një milion e gjysmë fëmijëve të vrarë gjatë Holokaustit dhe pas një shënimi në gjuhën shqipe në Librin e Përkujtimit iu drejtua të pranishmëve me një fjalim të shkurtër.

“Kjo vizitë shënon vizitën e parë të një përfaqësuesi të Republikës së Kosovës në qendrën më të rëndësishme në kujtim të Holokausti”, thotë MPJD.

Image

Image Image


MË SHUME NGA Lajme