Përkujtohen vëllezërit Muslijaj dhe Beqiraj në 23-vjetorin e rënies
BKT
Foto: Islam Haxhiu
Lajme

Përkujtohen vëllezërit Muslijaj dhe Beqiraj në 23-vjetorin e rënies

Islam Haxhiu / RTK

Sot në Kompleksin Memorial në Gllogjan dhe Shaptej, në 23-vjetorin e rënies së tyre janë nderuar 6 dëshmorët e kombit, vëllezërit Shemsi, Bajram, Azem e Bekë Muslijaj dhe Rifat e Ukë Beqiraj.

Agron Muslijaj, familjar dhe bashkëluftëtar i 6 dëshmorëve të kombit, thotë se në përvjetorët si ky i 9 majit kujtimi i tyre prore mbetet i freskët.

“Sot e rikthejmë mbamendjen 23 vite më parë te sakrifica e madhe që ka ndodhur jo vetëm në familjen tonë por në shumë familje shqiptare. Sot i kujtojmë Shemsinë, Bajramin, Azemin e Bekë Muslijajn si dhe Rifat e Ukë Beqirajn”, ka theksuar Agroni, vëllai i katër dëshmorëve të kombit.

E në 23-vjetorin e rënies së vëllezërve dëshmorë, kryetari i OVL-së për Dukagjin, Avdyl Mushkolaj tha se këtë vit për herë të parë dëshmorët po i nderojmë pa nënën heroinë Gjyke Muslijaj.

“Këtë herë i kemi edhe emocionet më të mëdha sepse sot na mungon nëna që i lindi dëshmorët e kombit, nëna Gjyke, e cila për 22 vite na dha kurajë dhe na bëri të ndihemi mirë si një nënë shqipare që i lindi dhe rriti këta dëshmorë. Asaj asnjëherë nuk i pamë lot në sy”, ka thënë Mushkolaj.

Po ashtu në 23 vjetorin e rënies, në fshatin Gramaqel, është përkujtuar edhe vepra e dëshmorit dhe rapsodit të mirënjohur Lan Dobra.


MË SHUME NGA Lajme