Ish Presidentja Jahjaga takon ish-Sekretaren Clinton
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar sot ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, në Nju Jork.
Ajo, përmes rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur takimin me ish-sekretaren amerikane Hillary Clinton, me ç’rast ka biseduar për të arriturat dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi dhe rajoni.
Jahjaga, siç shkruan në Facebook, ka falënderuar ish-sekretaren Clinton për angazhimin e saj dhe të administratës amerikane për çështjen e Kosovës.
Ajo, më tej, thekson se miqësia jonë vazhdon të jetë e fortë dhe është simbol i miqësisë së pathyeshme mes Kosovës dhe SHBA-ve.
Pastimi i saj i plotë:
Sot pata nderin ta takoj miken tonë të madhe, ish Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton në New York. Gjatë takimit tonë diskutuam për të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballemi në Kosovë dhe rajon.
Gjithmonë falënderuese për rolin kyç që sekretarja Clinton dhe administratat amerikane e kanë luajtur për të sjellë paqe në Kosovë dhe për të na ndihmuar në shtet ndërtimin tonë.
Pas tërë këtyre viteve miqësia jonë vazhdon të jetë e fortë dhe është simbol i miqësisë së pathyeshme mes Kosovës dhe SHBA-ve.























