Shqipëria e para, hap sonte Eurovizionin
Foto / RTK
Kulturë

Shqipëria e para, hap sonte Eurovizionin

Shqipe Gashi/RTKlive

Sonte duke filluar nga ora 21: 00 do të mbahet nata e parë gjysmëfinale e festivalit evropian, “Eurovision Song Contest 2022”, në Torino të Italisë. Këtë mbrëmje do të jetë Shqipëria që do ta hap Festivalin e Këngës Evropiane, e që do të përfaqësohet nga këngëtarja Ronela Hajati. Këtë festival do të keni mundësi ta ndiqni në RTK.

Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Sekret” dhe do të performojë sonte e para në renditje.

Në këtë natë të parë gjysmë finale do të ngjiten në skenë  17 këngëtarë nga 40 sa marrin pjesë gjithsej, kurse në natën e dytë që mbahet me 12 maj, do të ngjiten në skenë 18 këngëtarë dhe grupe që përfaqësojnë po kaq vende.

Ndërkohë, finalistëve të këtyre dy netëve,që do të jenë gjithsej 20 shtete, do  t’i  bashkohen në finalen e 14 majit, edhe pesë vendet që kualifikohen automatikisht në finale, e që janë Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Eurosong” mbahet këtë vit në Itali pasi grupi italian ‘Maneskin’, fitoi vendin e parë dhe tradicionalisht, vitin pasues, festivali organizohet nga Televizioni Publik i atij vendi, që do të thotë se këtë vit barra për këtë i bie RAI-it.

Këto janë vendet që do të performojnë sonte: