Rama pas takimit me Thaçin: Do të vërtetohet pafajësia (E plotësuar)
BKT
Foto: Edi Rama /Facebook
Lajme

Rama pas takimit me Thaçin: Do të vërtetohet pafajësia (E plotësuar)

Naser Mekolli /RTKlive.com

Pas vizitës që ia bëri ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në Hagë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se ai ishte në formë shumë të mirë.

Sipas Ramaës, ish presidenti Thaçi është i bindur se do të  vërtetohet lufta e pastër dhe e drejtë e UÇK-së dhe se kjo do të bëhet pikërisht nga kjo gjykatë.

 “Ishte një çmallje e nevojshme”, e përshkroi Rama, takimin me Thaçin.

“Thaçin e gjeta në top formë, i bindur mbase edhe më shumë sesa përpara që të vinte këtu, që kjo ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërçipërisht përpara drejtësisë, pastërtinë e plotë luftës çlirimtare”, deklaroi kryeministri shqiptar.

“...Dhe natyrisht pastërtitë e idealit të luftëtarëve të UÇK dhe të udhëheqësve të UÇK-së”.

Kryeministri i Shqipërisë, u shpreh se ata janë të bindur që lufta e UÇK-së nuk mund të rishkruhet dhe as nuk mund të futet në korniza tjera.

“...Dhe as nuk mund kurrsesi të futet në korniza tjera, sepse ajo ashtë tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave të gjakut të dhënë dhe atë gjitha përpjekjeve që kanë vijuar më tej për Kosovën e lirë demokratike dhe sovrane”, deklaroi  Rama.

Vizita e Ramës ndodhë në ditën kur në Hagë, është mbajtur konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale.

Ish Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se është i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave që rëndojnë mbi të. 

Ora 15: 40 

Kryeministri Rama viziton ish-presidentin Thaçi në Hagë (Video)

Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar sot në Gjykatën Speciale të Hagës, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kreu i qeverisë shqiptare, në një postim në Facebook ka njoftuar se ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Hagë - Për vizitë tek Presidenti Thaçi”, thotë Rama, njëherit ka publikuar edhe një video nga vizita e tij në burgun e Hagës, Haaglanden.

Ish-presidenti i Kosovës është paraqitur sot në seancën e radhës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Thaçi është deklaruar i pafajshëm në konferencën dëgjimore në Gjykatën Speciale, lidhur me aktakuzat shtesë të prokurorisë, të publikuara më 29 prill.

Si është e ditur më 26 tetor të vitit 2020 në Gjykatën Speciale në Hagë u konfirmua aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Në aktakuzë pretendohet se, ish krerët e UÇK-së dhe anëtarë të tjerë të “ndërmarrjes kriminale të përbashkët” kishin qëllimin e përbashkët për të ushtruar kontroll mbi Kosovën.

 


MË SHUME NGA Lajme