Hajati ka një mesazh pak orë para gjysmëfinales së ‘Eurosongut’
Foto: Eurovision.tv
Kulturë

Hajati ka një mesazh pak orë para gjysmëfinales së ‘Eurosongut’

Shqipe Gashi/RTKlive

Ronela Hajati ka një mesazh për të gjithë pak orë para gjysmëfinales së parë të “Eurovision Song Contest 2022”, që do të mbahet në Torino të Italisë, duke filluar nga sonte.

Hajati është e para që do të performojë me këngën “Sekret”. Ajo ka ndarë disa postime në Instastory ku shprehet se ndihet keq që kjo eksperiencë po përfundon kaq shpejt.

“E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është se kjo eksperiencë po mbaron shumë shpejt”, ka shkruar Ronela Hajati në Instastory.

Ronela ka treguar edhe njëherë se është pa komplekse dhe se i bënë gjërat si i ndjen ajo.

“Kjo është për shqiptarët në Shqipëri: Mos boni shumë llafe sot me moralizma por çohuni dhe kërceni”, shkruan Ronela. “Dhe kjo është për shqiptarët dhe çdo njeri tjetër: Mos harroni të votoni – 01 – sonte”, shkruan ajo në rrjete speciale.