16:30 / 10.05.2022
Vendos Kuvendi i Prishtinës. “Sunny Hill” me vend të përhershëm në Bërnicë
Është mbajtur ditën e sotme (e martë) mbledhja e katërt e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. Kuvendi ka miratuar propozim-vendimin për dhënien e tokës në shfrytëzim për 99 vjet kompanisë “Sunny Hill SH.P.K”. 26 asamblistë komunalë kanë votuar pro vendimit, 19 kundër dhe tre kanë abstenuar.























