‘RTK PRIME’ sonte i kushtohet seancave të Speciales në Hagë
BKT
Foto: RTK
Lajme

‘RTK PRIME’ sonte i kushtohet seancave të Speciales në Hagë

RTKlive

Edhe sonte në RTK1 vjen emisioni kryesor i debatit në Televizionin Publik.

Sonte “RTK PRIME”, do t’i kushtohet temës mbi gjykimin e ish krerëve të UÇK-së të cilët vazhdojnë të mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

I ftuar është avokati Dastid Pallaska, i cili është pjesë e ekipit të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai do të flasë për gjithë ecurinë e këtij procesi gjyqësor i cili në fakt ende nuk ka nisur.

Ndërkohë, për të debatuar mbi zhvillimet politike në Kosovë,  i ftuar është Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së.

Emisioni “RTK PRIME” që sonte drejtohet nga gazetari Bashkim Vishaj, fillon në orën 20:15 minuta dhe transmetohet nga e marta në të enjten në RTK1, me ritransmetim në RTK3.


MË SHUME NGA Lajme