Shqipëria ‘ndezë’ skenën e Eurovizionit
Foto: Eurovision.tv
Kulturë

Shqipëria ‘ndezë’ skenën e Eurovizionit

Kimete Kasumi/RTKlive

Ka nisur edicioni i 66 i “Eurovision Song Contest 2022”, festival ky i cili po mbahet në Torino të Italisë.

Edhe këtë herë festivalin po e transmeton Radio Televizioni i Kosovës. Festivali Evropian i Këngës po prezantohet nga Laura Pausini, Alessandro Cattelan e Mika.

Ronela Hajati me këngën e saj ‘Sekret’, ka shkëkqyer me paraqitjen e saj dhe zërin e fuqishëm.

Këngëtarja nga Shqipëria, Ronela Hajati, është prezentuar edhe këtë herë mjaft energjike.

Ajo ka përfunduar përformancën e saj “Eurovision Song Contest 2022”, duke bërë me duar shqiponjën, simbolin tonë.

Sonte gjithsej performojnë 17 shtete të ndryshme në Torino të Italisë.

Nga këta konkurentë, vetëm 10 do të kualifikohen për natën finale që mbahet të shtunën më 14 maj.