21:40 / 10.05.2022
Kuvendi i Kosovës nesër seancë në orën 12:00, trajton pikat e papërfunduara
Deputetët do t’iu drejtohen nesër ulëseve të Kuvendit të Kosovës nga ora 12:00, për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga katër seancat e kaluara plenare. Ndër pikat e rendit të ditës është edhe debati mbi punën e Qeverisë në vitin e parë të mandatit të saj.























