Shqipëria nuk kualifikohet në finalen e Eurovizionit
Foto: Ronela Hajati/ Instagram
Kulturë

Shqipëria nuk kualifikohet në finalen e Eurovizionit

Kimete Kasumi/RTKlive

Ka përfunduar nata e parë gjysmëfinale e festivalit evropian, “Eurovision Song Contest 2022”, në Torino të Italisë.

Këngëtarja Ronela Hajati ka qenë përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit me këngën “Sekret”, e cila kësaj here nuk ia doli ta vazhdojë garën. Ajo ka përfunduar përformancën e saj “Eurovision Song Contest 2022”, duke bërë me duar shqiponjën, simbolin tonë.

Në këtë natë të parë gjysmëfinale u ngjitën në skenë 17 këngëtarë nga 40 sa marrin pjesë gjithsej, kurse të enjten, më 12 maj, do të ngjiten në skenë 18 këngëtarë dhe grupe që përfaqësojnë po kaq vende.

Kurse nata finale do të mbahet të shtunën më 14 maj.

Shtetet e tjera që janë kualifikuar mbrëmjen e sotme për në finalen e “Eurovision 2022” janë: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia, Holanda.

Foto: YouTube


MË SHUME NGA Kulturë