06:33 / 11.05.2022
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. Seanca nisë në orën 9:30.
Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës.
Mustafa akuzohet nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara në Hagë, për përfshirje në krime gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku si pjesëtar i UÇK-së, ka ndaluar, vrarë e torturuar persona në fshatin Zllash të Prishtinës. Ai ishte komandant i njësitit BIA. Mustafa i ka hedhur poshtë këto pretendime të prokurorisë.























