Barcelona-Lewandowski, këto janë zhvillimet e fundit
BKT
Sport

Barcelona-Lewandowski, këto janë zhvillimet e fundit

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Mediat spanjolle të mërkurën shkruajnë se katalonasit insistojnë që të transferojnë yllin polak.

E ardhmja e Lewandowskit duket gjithnjë e më larg ‘bavarezëve’. Barcelona prej kohësh e kërkon lojtarin. Madje, siç raportohet, tashmë ‘blaugranat’ kanë bërë gati ofertën në vlerë prej 40 milionë euro për veteranin e Bayern Munich.

Golashënuesi më i mirë në Bundesligën gjermane, me klubin nga ‘Alianz Arena’ ka kontatë deri në verën e vitit 2023.

Por, thuhet se polaku gjatë kësaj verë, do të bëhet me klub të ri. ‘Camp Nou’ duket se është destinacioni i mundshëm i Lewas.