‘Manifesta 14 Prishtina’ synon rikthimin e hapësirave publike
Foto / RTK
Kulturë

‘Manifesta 14 Prishtina’ synon rikthimin e hapësirave publike

Shqipe Gashi/RTKlive

‘Manifesta 14 Prishtina’ synon të mbështetë qytetarët e Kosovës në ambiciet e tyre për të rikthyer hapësirat publike.

Emilia Van Lynden sot në “Aktual” të RTK-së ka folur  rreth “Manifesta 14 Prishtina”, e cila do të mbahet në korrik të këtë viti në Prishtinë.

“Në vitin 2022 “Manifesta 14 Prishtina” do të mbahet në Prishtinë, Kosovë. “Manifesta 14 Prishtina” synon të mbështetë qytetarët e Kosovës në ambiciet e tyre për të rikthyer hapësirat publike dhe për të ri menduar të ardhmen e kryeqytetit të tyre si një metropol me mendje të hapur në Ballkan dhe në Evropë përmes zhvillimit të një institucioni të ri kulturor për Kosovën dhe rajonin e saj” , ka thënë Emilia Van Lynden.

Ndryshe edicionet e mëparshme të Manifesta janë mbajtur në: Roterdam (1996), Luksemburg (1998), Lubjanë (2000), Frankfurt (2002), San Sebastian (2004), Nikosia (2006 – anuluar), Trentino-Tiroli Jugor (2008), Murcia në dialog me Afrikën e Veriut (2010), Genk (2012), St.Petersburg (2014), Cyrih (2016), Palermo (2018) dhe Marsejë (2020).

Kurse edicionet e ardhshme janë paraparë të mbahet në këto qytete si: Barcelonë (2024) dhe në rajonin Ruhr në Gjermani (2026)

Çka është Manifesta

Manifesta, Bienalja Evropiane Nomade, ndryshon vendin çdo dy vjet. E themeluar në fillim të viteve 1990, Manifesta rimendon lidhjen midis kulturës dhe shoqërisë civile, duke hulumtuar dhe nxitur ndryshime pozitive shoqërore përmes kulturës bashkëkohore në dialog të ngushtë me sferën shoqërore të qytetit nikoqir dhe komuniteteve të tij. Manifesta vazhdimisht ka befasuar me zgjedhjen e  vendeve mikpritëse, të cilat pasqyrojnë ADN-në gjithnjë e në ndryshim të Evropës për të hedhur dritë mbi një bote që përcaktohet nga ndryshimi i imperativave etike dhe estetike. Manifesta, si një ngjarje që përsëritet, është shëndërruar vetë në një instrument shumë – shtresor dhe gjithëpërfshirës të projekteve të angazhimit qytetar.

Në vitin 2022, Manifesta 14 Prishtina do të mbahet në Prishtinë, Kosovë. Manifesta 14 Prishtina synon të mbështetë qytetarët e Kosovës në ambiciet e tyre për të rikthyer hapësirat publike dhe për të rimenduar të ardhmen e kryeqytetit të tyre si një metropol me mendje të hapur në Ballkan dhe në Evropë përmes zhvillimit të një institucioni të ri kulturor për Kosovën dhe rajonin e saj.